Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.
Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë janë 19 komuna:
Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Graçanica Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.
Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zona janë 15 komuna:
Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.
Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 5 komuna:
Mamusha, Dragashi, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.
Komunat me rrezik të lartë (Në zonën e kuqe):
Komunat me rrezik të mesëm (Në zonën e verdhë):
Komunat me rrezik të ulët (Në zonën e gjelbërt):
Vërejtje: Vendimet janë vetëm për komunat të cilat kanë kaluar nga një kategori në tjetrën, për komunat e tjera mbesin vendimet e më hershme.