Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Këshilli Nacional për Sistemin e Informimit Shëndetësor diskuton hapat e deritanishëm të këtij projekti në shëndetësi

Prishtinë, 10 mars 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani kryesoi sot takimin e Këshillit Nacional për Sistemin e Informimit Shëndetësor.

Ministri Rrahmani tha se projekti për funksionalizimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor është projekti më madhor në shëndetësinë kosovare, me që është i lidhur drejtpërdrejt me reformën shëndetësore.

Në këtë takim, operatori ekonomik Vamed, ka prezantuar Planin e veprimit për Projektin e SISH-it, fazat e zhvillimit të tij, akterët e kyçur në këtë proces dhe dinamikën e zhvillimeve të deritanishme rreth procesit.

Gjithshtu, në takim, u vendos për rishkimin e Planit të Veprimit të Strategjisë së Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe u caktuan edhe bartësit e këtij procesi.

Pjesëmarrësit që përfaqësojnë institucione të ndryshme, kanë diskutuar gjithashtu gjatë takimit edhe për sfidat e hasura deri më tani dhe kanë adresuar nevojën që në këtë proces të punohet me një motivim dhe dinamikë të shtuar, duke ditur rëndësinë e këtij sistemi për shëndetësinë.