Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Këshilli Ndërministror shqyrton veprimet dhe masat e tjera kundër Etheve Hemorragjike

Në takimin e sotëm, kryesuesi i Këshillit, Ministri Agani ka njoftuar përfaqësuesit e subjekteve pjesëmarrëse në këtë Këshill me hapat dhe aktivitetet që janë duke u ndërmarrë me qëllim të ballafaqimit me Ethet Hemorragjike Krime Kongo, kurse përfaqësuesit  e resorëve të ndryshëm në Këshill, kanë raportuar për ecurinë e EHKK , e cila në periudhën  2 mars-29 korrik 2013, ka rezultuar me raportimin e 4299 pickime, 138 raste të trajtuara sit ë dyshimta në EHKK, prej të cilave 23 kanë rezultuar pozitive, derisa ka pasur edhe tetë persona që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Ethe Hemorragjike Krime Kongo.

Në Këshill janë të përfaqësuara Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave , Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Takimi i radhës i Këshillit mbahet të premten, më 2 gusht 2013.