Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Këshilli përgatitor për sigurime shëndetësore diskuton me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi të Kuvendit për kontributet dhe sigurimet shëndetësore

Prishtinë, 7 prill 2016

Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, Këshilli përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore zhvilloi sot në Ministrinë e Shëndetësisë një takim informues rreth sigurimeve shëndetësore me anëtarë të Komisionit për Shëndetësi  dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim, Ministri dhe anëtarë të Këshillit përgatitor e njoftuan Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me hapat e ndërmarrë deri tani me qëllim ë fillimit të mbledhjes së sigurimeve shëndetësore.

Në këtë aspekt, u ndanë informata lidhur me zhvillimin e proceseve biznesore edhe me institucione të tjera si Administrata Tatimore e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës dhe Thesari lidhur me aspektet e pagesës së këtyre kontributeve, ndryshimet e nevojshme në legjislacion dhe realizimin e çështjeve të tjera teknike që mundëson në fillimin e mbledhjes së kontributeve.

Në këtë takim është kërkuar mbështetje e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit për çuarjen përpara të nismave që mundësojnë fillimin e mbledhjes së kontributeve dhe më vonë edhe të kontraktimit të shërbimeve shëndetësore, me qëllim të fuqizimit të sektorit shëndetësore dhe reformës së financimit të saj.

Takime të ngjashme do të mbahen edhe në të ardhmen për çështje që kanë të bëjnë me shëndetësore.