Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kirurgjia maksillofaciale shënoi 28 vjetorin e themelimit

Sipas tij, në fillimi u hasën shumë vështirësi, kurse 28 vjet pas themelit është bërë punë e madhe dhe kushtet  e punës janë përmirësuar dukshëm. 
Në emër  të Ministrisë së Shëndetësisë, fjalë rasti mbajti dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i cili fillimisht përgëzoi stafin e Klinikës  lidhur me 28-vjetorin e themelimit, duke theksuar se për këto vite të punës kjo Klinikë ka krijuar vlera  të mëdha shkencore dhe figura të rëndësishme që kanë kontribuar në të mirë të shëndetit të popullatës.
“Vështirësitë i kemi tejkaluar, gjithë së bashku duhet ta shpijmë shkencën përpara, ndërsa synim u yni të jetë i sëmuri”, theksoi dr. Agani. Ai shprehu mbështetjen e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend.  Prof. dr Mujë Rugova,  Rektor i Universitetit të Prishtinës, uroi në emër të UP-së dhe  kujtoi kontributin e gjithë brazave para nesh, posaçërisht atyre që sakrifikuan për lirinë  dhe ata që sollën  deri në këtë fazë këtë Klinikë dhe popullin në përgjithësi. “ Është koha të  shkojmë më tutje, të avancojmë shërbimet, ta shtojmë disiplinën dhe të investohet më shumë në pajisje dhe medikamente”, theksoi Rektori Muja. 
Në  emër të QKUK-së, fjalë rasti mbajti U.d. i Drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr Lulzim Emini, i cili tha se Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale, në kuadër të QKUK-së, funksionon nga janari i vitit 2008, por gjatë kësaj kohe i është kushtuar vëmendje e veçantë përgatitjes së stafit, sidomos në lëmin e anesteziologjisë, ku tani ekziston kuadër i mirëfilltë. Ai premtoi mbështetjen e mëtutjeshme për këtë klinikë.  Fjalë rasti mbajtën edhe Prof. dr. Vllado Popovski, Zv. Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, i cili vuri theksin në bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale nga Kosove dhe asaj në Shkup. Ai premtoi se edhe në të ardhmen do të përkrahë këtë bashkëpunim, sidomos sa i përket avancimit të kuadrove. 
Në emër të Kapmit Bondstill, përkatësisht Spitalit Ushtarak Amerikan, fjalë rasti mbajti  Col. Suzana G. Cunnup, e cila  përshëndeti të pranishmit  dhe  çmoi lartë profesionalizmin dhe bashkëpunimin që Kampi ka pasur më këtë klinikë.
Fjalë rasti mbajti edhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, dr. Gani Bajraktari, i cili  tha se Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë, ka qenë dhe mbetet bastion i ndryshimeve epokale, ndërsa shtoi se tani studentët e diplomuar që dalin jashtë vendi kanë të njohura ndërkombëtarisht diplomat  e tyre. 
Në fund u lexuan disa telegrame urimi që kishin ardhur nga Qendra Klinike Universitare  e Zagrebit, Dersdenit të Gjermanisë dhe qendra tjera të njohura shëndetësore jashtë vendi.

Zyra për Informim e QKUK-së