Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Klinika Interne e QKUK-së bëhet me ngrohje përmes energjisë diellore

Projekti i finalizuar ka për qëllim rregullimin e një sistemi të ngrohjes përmes energjisë solare nga I cili së pari përfitime do të kenë vetë pacientët. Ministrja Justina Shiroka-Pula tha se pajisja me ujë të ngrohtë dhe kursimi i energjisë elektrike, janë dy çështjet e rëndësishme që sjell implementimi i projektit.

“Së pari do të kemi ujë të ngrohtë për 500 pacientë dhe gjithë personelin mjekësor dhe e dyta, kemi kursim të energjisë elektrike ”, tha ajo. Ministrja tha se ky projekt ka qenë objektiv i MEM-it për shëndetësinë.

“Në këtë projekt janë instaluar 28 panele diellore në një sipërfaqe prej 150 metrave katrorë dhe absorbimin e energjisë që e bëjnë këto panele, është 500 kë orë energji”, tha ajo.