Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Koalicioni antiduhan mbështet Projektligjin për Kontrollin e Duhanit

Koalicioni anti-duhan vlerëson se ky projektligj që synon uljen e prevalencës së duhanpirjes në Kosovë përmes sigurimit të mjediseve 100 për qind të lira nga duhanpirja, do t’i ndihmojë Kosovës në zbatimin e standardeve evropiane në fushën e mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës.
Koalicioni antiduhan apelon tek deputetët e Kuvendit të Kosovës qa ta miratojnë këtë projektligj edhe në shqyrtimin e dytë, ndërkohë që kërkohet që përderisa projektligji i ri është në faza të shqyrtimit të tij, të zbatohet Ligji në fuqi për Duhanin.
Koalicioni antiduhan është themeluar më 2011, ndërsa në përbërje të tij, si nënshkruese të  koalicionit  janë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Zyra e OBSH-së dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Inspektorati Sanitar, KADC, Shoqata kundër Kancerit si dhe institucione të tjera dhe organizata nga shoqëria civile.