Në bazë të kërkesës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) për asistencë teknike përmes Instrumentit TAIEX për një ekspert të zhvillimin e kapaciteteve për diagnostikimin laboratorik për gripin A H1N1 në Kosovë, Komisioni Evropian ka miratuar këtë kërkesë, duke ofruar asistencë teknike për IKSHP-në përmes ekspertes Dr. Maya Kicheva.
Ajo do të qëndrojë në Kosovë dhe në cilësinë e ekspertit do të organizojë një trajnim prej 22-24 shkurt 2010 në IKSHP.
Asistenca teknike konsiston në zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës Kosovare për Grip, në veçanti për diagnostikimin laboratorik të Gripit A H1N1.
Këtij trajnimi do t’i nënshtrohet një grup i selektuar i mikrobiologëve kosovarë, të cilët do të njihen me teoritë bazike, por edhe praktikat e diagnostikimit të A H1N1 me metodën e “Real-time PCR” si dhe metodat dhe strategjitë e tjera të diagnostikimit të A H1N1.