Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Komisioni Evropian mbështet zhvillimin e shëndetësisë kosovare

Ai tha se së bashku do të implementohet projekti që ka për qëllim transpozicionin, përforcimin dhe implementimin e pjesëve specifike ta asquis communautaire.

Christian Klein, zëvendës shef i Misionit Gjerman, tha se pret që projekti të ndihmojë praktikisht AKPM-në në ngritjen e resurseve humane të saj dhe aftësive teknike për të menaxhuar sa më mirë në sektorin e barnave dhe pajisjeve medicinale.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se Ministria e sheh projektin si pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore, qëllimet e së cilës janë që të zhvillojnë institucion të fuqishëm rregullativ të barnave me staf kompetent dhe më një kornizë legale koherente në pajtim me standardet evropiane.

“MSH dhe AKPM do të bëjnë çdo gjë që është në kompetenca të tyre për të lehtësuar implementimin e projektit dhe jemi të sigurt se ky do të rezultojë me sukses”, tha Tolaj.

Jeton Shala, kryeshef ekzekutiv i AKPM-së, tha se qëllimi i këtij projekti është mbështetja fundamentale për sistemin shëndetësor, që në mënyrë të drejtpërdrejt përfshin edhe AKPM-në, MSH-në, Shoqatën Farmaceutike dhe Shoqatën e Mjekëve.

Qëllimi i “Twining Project” është që t’i ndihmojë vendet përfituese në zhvillimin e administratës moderne dhe efikase me struktura , resurse njerëzore dhe aftësi menaxhuese të nevojshme për të aplikuar standardet evropiane në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore.