Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Komunikatë e Grupit të ekspertëve lidhur me ecurinë e pandemisë së Gripit A H1N1

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e gripit A H1N1 dhe ecurisë së pa favorshme të disa të sëmurëve dhe me qëllim të menaxhimit adekuat të këtyre të sëmurëve, Drejtori Ekzekutiv i QKUK-sw, Ali Sadria, nga mesi i muajit nëntor formoi Grupin e ekspertëve në përbërje:

  • Prof. Ass. Shemsedin Dreshaj, Infektolog, kryetar
  • Prof. Dr. Muharrem Bajrami, Infektolog, anëtar,
  • Prof. Dr. Naser Ramadani, Drejtor i IKSHP, anëtar,
  • Ass. Dr. Gazmend Zhuri, Pulmolog, anëtar,
  • Ass. Dr. Basri Lenjani, Drejtor i Mjekimit Emergjent, anëtar,
  • Dr. Rexhep Manaj, Kardiolog, anëtar dhe
  • Dr. Hysen Hyseni, anesteziolog-reanimatolog, anëtar.

Ky grup pas analizimit detal të situatës me Gripin H1N1 në QKUK përfundoj se nga data 07.11. 2009 e deri më 24. 12. 2009 në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Infektive, në Mjekimin Qendror Intensiv dhe në Mjekimin Emergjent, janë hospitalizuar 396 raste me shenja për grip dhe të dyshimta për infeksion me virusin H1N1.
Nga 396 rastet, në 289 prej tyre është dokumentuar infeksioni me virusin e gripit H1N1. Që nga 07.11.2009 e deri më 24. 12. 2009 në QKUK 14 të sëmurë kanë pas ecuri fatale, prej të cilëve, në 9 të sëmurë Infeksioni me virusin H1N1 ishte fatal, ndërsa 5 rastet tjerë kishin sëmundje paraprake predispozuese.