Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Komunikatë për media

Prishtinë, 14 nëntor 2014

Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të datës 14 nëntor 2014 përkitazi me sigurimin e një zgjidhje për trajtimin e pacienteve, të cilat janë klientë të institucionit shëndetësor “Global Hospital Prishtina”, subjekt i Urdhëresës nga Gjykata me nr. PNKR 237/14, të datës 13 nëntor 2014, Ministri i Shëndetësisë ka konvokuar urgjentisht mbledhjen e Komisionit për Frytnim të Asistuar Mjekësor të MSH-së.

Pas shqyrtimit të detajuar të rastit dhe vizitës në terren, Komisioni  për Frytnim të Asistuar Mjekësor i MSh-ka dalë me propozimin përkatës në bazë të së cilit, Ministri i Shëndetësisë, ka nxjerrë vendim për formimin e grupit të ekspertëve mjekësor të licencuar, të cilët do të merren me trajtimin adekuat të pacientëve në spitalin “Global Hospital Prishtina”, me qëllim të sigurimit të plotë të shëndetit të pacienteve, në pajtim me pëlqimin paraprak të tyre, për përfundimin e procedurave të trajtimit të mëtejmë mjekësor.

Në ndërkohë  po bashkëpunohet me organet e rendit dhe ligjit me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave lidhur me shërbimet në spitalin, që është subjekt i trajtimit nga ana e organeve te hetuesisë dhe Inspektoratit Shëndetësor.