Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Komunikatë për media

Prishtinë, 28. 01. 2016 

Ministria e Shëndetësisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me gjendjen e krijuar në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

MSh konsideron se Klinika e Kardiologjisë është një prej shërbimeve të cilës është duke iu kushtuar vëmendje  e veçantë dhe në këtë fushë vlerëson se janë realizuar të arritura të mëdha sidomos në vitin e fundit si në vëllim ashtu edhe në cilësi të shërbimeve shëndetësore.

MSh nuk ndërhyn në punën e organeve të drejtësisë, ndërsa thekson nevojën e ruajtjes së dinjitetit personal dhe kolektiv të punonjësve shëndetësor.

Duke e vlerësuar punën profesionale të kardiologëve kosovarë, MSh kërkon që në pajtueshmëri me obligimet dhe përgjegjësitë profesionale, të mos lejohet cenimi i shërbimeve shëndetësore dhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve.