Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Komunikatë për media

 

Komunikatë për media

 

 

 

 

Në bazë të kompetencave të tija ligjore, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, kërkoi sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë anulimin e miratimit të rekomandimit të Panelit Intervistues për zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së, të shpallur në media më 29. 07. 2011.

 

Anulimi do të zbatohet për shkak të shkeljes së nenit 5, paragrafi 1, të Kontratës Kolektive Sektoriale midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatave Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës, e cila siguron transparencën e plotë gjatë procedurave të përzgjedhjes së punonjësve në institucionet e kujdesit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.