Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Komunikatë për media

Ligji për Shëndetësi nuk i atribuohet me asnjë fjali komunave shqiptare apo serbe, pasi që me këtë ligj, sistemi shëndetësor në Kosovë është unik dhe Ministria e Shëndetësisë e rregullon, mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e kujdesit shëndetësor në institucionet publike, private dhe publiko-private në tre nivelet e kujdesit shëndetësor.
Sa u përket “shqetësimeve” rreth nenit 41, që ka të bëjë me parandalimin e konfliktit të interesit, MSh ka ofruar përmes këtij ligji një alternativë të qëndrueshme për ndalimin e dukurisë së rekrutimit të pacientëve nga institucionet publike në ato private, duke krijuar mundësinë që profesionistëve shëndetësor, t’u mundësohet të punojnë me dinjitet dhe profesionalizëm,  dhe të realizojnë veten e tyre në kuptimin profesional dhe material, si në institucionet private, ashtu edhe në ato publike.
Prandaj, pohimet për kinse elemente diskriminuese në këtë ligj, janë krejtësisht të paqëndrueshme dhe nuk i kontribuojnë frymës mbështetëse të reformës që tanimë ka filluar në shëndetësi me aprovimin e këtij ligji.