Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Komunikatë për media

Me rastin e nënshkrimit të kontratave nga të përzgjedhurit, këtë rast e nderoi, Dr. Gani Shabani, u.d i Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe  Z. Qemail Hasani, këshilltar i Ministrit Agani.
Me rastin e fjalës hyrëse drejtori i Spitalit Regjional dr. Agim Peci, falënderoi Ministrin e Shëndetësisë Dr. Ferid Aganin, u.d Sekretarin e Përhershëm, dr. Gani Shabanin si dhe Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Z. Avni Kastrati që benë të mundur këto vende punë që do ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

U.d dr. Gani Shabani potencoi së: “ Kjo është një dite e madhe për të gjithë ne, Ministria e Shëndetësisë është duke i mbështetur të gjitha spitalet dhe Qendrat e Shëndetit Mendor, por për spitalin e Mitrovicës çdo herë ka një kujdes dhe vëmendje të veçante duke i ditur nevojat e këtij spitali. Ne jemi duke u munduar që të ngritim kapacitetet në infrastrukturë si dhe në staf, vete këta të punësuar e tregojnë këtë”

Pas kësaj kandidatet filluan me nënshkrimin e kontratave të punës. Të punësuarit do të fillojnë punën më datën tete korrik 2013