Ministri Agani bisedoi me delegacionin e MSh-së nga Turqia për fushat konkrete të bashkëpunimit dhe i ka njohur ata me aspektet e reformës shëndetësore në vend.
Në mënyrë konkrete është biseduar për projektin e përkrahjen nga ana e Turqisë e ngritjes së Njësisë së re të Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për çka delegacioni nga Turqia ka biseduar edhe me drejtuesit e kësaj qendre.
Po ashtu, gjatë takimit, janë diskutuar edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit në shëndetësi midis dy vendeve.