Komunikatë për media
Prishtinë, 9 shtator 2013
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës është njoftuar sot pasdite nga zyrtarë të Policisë së Kosovës-Njësia për krime ekonomike, se dy zyrtarë të lartë të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM); z. Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i këtij agjensioni dhe z. Haki Ejupi, drejtor i licencimit, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare.
MSh do të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë dhe të rendit për të zbardhur rrethanat e çështjes, pa e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e dy zyrtarëve të arrestuar.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, bazuar në kompetencat ligjore ka marrë vendim për pezullimin e z. Ilir Dushi, nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të AKPM-së dhe kanë filluar procedurat për emërimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit të AKPM-së.




