Ministri Agani emëron Mr. Arianit Jakupin, Ushtures Detyre të Kryeshefit të AKPM-së
Prishtinë, 10.09. 201
Në mbështetje të kompetencave të tija ligjore, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani mori sot vendimin për emërimin e z. Arianit Jakupi, anëtar i Bordit të Ankesave në Agjensionin Kosova për Produkte Mjekësore për Ushtrues Detyre të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore.
Arianit Jakupi është magjistër i Shkencave të Farmacisë dhe magjistër i Administrimit të Biznesit.
Ai është pjesëmarrës në hartimin e shumë dokumenteve të rëndësishme strategjike për sektorin farmaceutik dhe atë shëndetësor në Kosovë , pjesëmarrës në hartimin e legjislacionit për farmaci, ka ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë me konsulenca profesionale nga fusha e farmacisë, është autor i shumë punimeve shkencore dhe pjesëmarrës në konferenca të ndryshme ndërkombëtare për farmacinë.