Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Konferenca për media lidhur me COVID-19 dhe kategorizimi i komunave sipas zonave

Ministri Armend Zemaj:

Të nderuar qytetar, të ndeuara media dhe ju gazetar/e,

Faleminderit që në vazhdimësi keni përcjellur aktivitetet e Ministrisë së shëndetësisë, ministrit, por edhe situaten epidemiologjike në vend.

Më lejoni që në rradhë të parë të ju shprehi ngushllime  famileve  të viktimave të cilët humbën jetën në betej me Covid 19 ndërsa të infektuarve me këtë virus vdekjeprurës shërim sa më të shpjetë.

Dëshirojmë të ndajmë me ju informacione të mira të cilat shkojnë në favor të rritjes së kapaciteteve tona në luftën kundër pandemisë, konkretisht në rritjen e kapaciteteve testuese.

Ju njoftoj se tashmë në IKSHPK dhe në 6 qendrat rajonale të shëndetësisë publike (Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë ka filluar shpërndarja e aparaturave të reja PCR për teste moleklulare, të blera përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja nga Banka Botërore.

Deri në fund të javës që vjen, presim që apartuarat të vendosen në të gjitha këto qendra, me që prej dje ka filluar shpërndarja.

Kjo do të thotë se gjatë muajit dhjetor, me trajnimet që do t’i bëj IKSHPK, në këto qendra rajonale do të fillohet me testime molekulare. Gjakova me gjasë në janar, derisa qendrat e tjera në dhjetor..

Me sigurimin e këtyre aparaturave, numri i testimeve do të shumëfishohet dhe diagnostikimi i COVID bëhët edhe më i shpejtë në çdo pjesë të vendit.

Informata tjetër është se krahas aparaturave për PCR në IKSHPK dhe në këto qendra do të fillojë të bëhen edhe testime serologjike, për të mësuar më shumë për statusin imunologjik të popullatës në raport me COVID.

Aparatet për testime serologjike janë dërguar gjatë javës në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike (me përjashtim në Prizren ku janë duke kryer disa intervenime në infrastrukturën e laboratorit të tyre dhe kanë kërkuar që aparatin të mos e dërgojmë këtë jave, por ditëve në vijim.

Pra, me sigurimin e këtyre pasjijeve të cilat shoqërohen edhe me kite, metariale shpenzuese dhe pajisje tjera ndimëse, ne po rrumbullakësojmë një proces shumë të rëndësishem në shtritjen e hulumtimit, gjurmimit aktiv, testimit dhe diagnostikimit të COVID, me çka po e mbajmë edhe premtimin e dhënë.

Ky projekt për testimet, i realizuar përmes Bankës Botërore ka kushtuar 1.752.210 euro. milionë euro.

Në situatën që ndodhemi është e udhës që të kemi informatën e drejtë, të bashkëpunojm me njëri tjetrin dhe asesi mos të krijom panic dhe huti në opinion me informata të pa qena.

Të nderuarë qytetarë më lejoni të ju informoj se Republika e Kosovës, në sistemin shëndetësor, siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët tanë, pa panik dhe pa ndërhyrje, sepse, është detyrim yni.

Të gjitha institucionet tona shëndetësore, bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen, duke garantuar jetën e pacientëve tanë, konform ligjeve.

Paniku për oksigjen është i pabesueshëm, andaj, qytetarët dhe të gjitha pacientët e spitaleve regjionale, duhet të besojnë se siguria e pacientëve është maksimale, ndryshe, penalizimi është i pashmangshëm.

Oksigjeni është furnizim elementar, prandaj jo vetëm për të por për të gjitha nevojat e pacinetëv, ne jemi këtu!

Për këtë qëllim, do të rriten kapacitetet duke shtuar vendosur edhe tanke të reja duke shtuar kapacitet edhe përafërsiht për 20.000 litra oksigjen.

Po vazhdojmë me koordinim të plotë edh me institucionet relevante për mbikqyrje dhe zbatim të ligjit, për një mbikqyrje sa më rigoroze të masave.

Vaksimi i qytetarëve për gripe sezonale është duke vazhduar.

Ashtu siç e kam premtuam, ia dolëm të sigurojmē 165.000 doza të vaksinës për gripin sezonal dhe shumë shpejt do të blejmë edhe 50 mij sosh.

Vaksinat po ipen në secilën qendër të mjekësisë familjave në komunat e Kosovës.

Jemi duke mbajtur nivelin e komunikimit zyrtar me partnerët ndërkombëtarë9 GAVI-COVAX) edhe për vaksinën anti Covid-19, ku kemi përkrahjen edhe të OBSH, UNICEF-it dhe institucioneve të tjera që të jemi pjesë e shteteve që e sigurojnë atë. E dini kjo aleancë globale ka listuar Kosovën në mesin e vendeve të cilave do t’u jepet 20% e vaksinës falas, derisa pjesën tjetër do ta blejmë.

Jemi në komunikim edhe me shtete e partnerë të tjerë gjithashtu për vaksinat.

Siç e dini, në bazë të raportimeve rreth situatës epidemiologjike,  ne çdo javë rishikojmë edhe rangimin e komunmave në bazë të numrit të infektuarve gjatë javës në 100.000 banorë për të vlerësuar se cilat komuna janë në zonën e kuqe, të verdhë apo të gjelbërt.

 Prof. Naser Ramadani (IKSHPK)

 Profesor Naser Ramadani ka treguar pë rtë dhënat e fundit epidemiologjike lidhur me COVID-19.

Sipas të dhënave të prezantuara, në 24 oërshin e fundit në IKSHPK janë kryer 1530 testime molekulare, janë shëruar 690 qytetarë dhe janë regjistruar 478 raste pozitivë në SARS-COV-2 (COvid-19) si dhe 11 vdekje.

Dr. Valbon Krasniqi (SHSKUK)

Drejtori i SHSKUK-se, Dr. Valbon Krasniqi (UD) tha se kjo qendër me spitalet rajonale janë duke ofruar shërbime për rreth 1000 pacientë të spitalizuar, pjesa më e madhe prej të cilave me COVID-19 dhe në oksigjenoterapi.

 

NDRYSHIMET NË KATEGORIZIMIN E KOMUNAVE, 

NGA 04.12.2020 DERI MË 11.11.2020

Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

Komuna e Drenasit

Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

Komuna e Skënderajit

Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.

Komuna e Deçanit

Komuna e Mamushës

Komuna e Junikut

Komuna e Kaçanikut

Shpjegim:

Zona e kuqe Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)

Zona e verdhë: 70-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00)

 Zona e gjelbër: Deri në 70 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-05:00)