Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Konferenca për media 

Të nderuara media,

Ju falënderojmë për angazhimin tuaj dhe raportimet e vazhdueshme lidhur me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Kontributi juaj është i rëndësisë së veçantë në këtë sfidë të jashtëzakonshme për secilin prej nesh, për institucionet dhe shtetin tonë, për familjet tona.

Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për rezultatet e testimeve të cilat IKSHPK i kryen çdo ditë, kemi vendosur që të ndryshojmë mënyrën dhe kohën e raportimit të rezultateve për publikun.

Duke e parë se interesimi është i madh nga secili që të mësojë përmes shifrave dhe fakteve të tjera për ecurinë e Covid-19, ne konsiderojmë qëështë më e drejtë që këto rezultate publikut t’ia vëmë në dispozicion, në të njëjtën kohë, çdo ditë, në terminin prej orës 15:00.

Kjo racionalizon kohën tuaj media, duke e ditur saktë se çfarë termini do të mund t’i raportoni të dhënat për publikun, kursen qytetarët i kursen nga pritjet dhe kureshtja përtë mësuar rreth ecurisë sëpandemisë deri në orë të vona. Në të njëjtën kohë, u jep mundësi profesionistëve tanë shëndetësor që të punojmë memë pak presion nga publiku, në të mirë të shëndetit publik të qytetarëve tanë.

Në të njëjtën kohë gjithashtu, në baza ditore do të komunikohen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij- spitalet e përgjithshme,  gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin që keni shprehur përkëtë kapërcim në formën e raportimit dhe ndarjes së informacionit me publikun, ne do të vazhdojmë të jumbajmë të informuar, duke rritur shkallën e përgjegjësisë dhe të transparencës për punën tonë, për menaxhimin e pandemisë dhe për çështjet e tjera me interes për publikun.

Angazhimi juaj me storie nga betejat ku luftohet për jetë a vdekje me Covid-19, dhe pasqyrimi i tyre në mediat e juaja janë dëshmi se së bashku mund të bindim edhe skeptikët që nuk besojnë se virusi ekziston dhe se është një realitet që na godet të gjithëve dhe ndaj të cilit duhet të kemi një përgjigje të drejtpërdrejt dhe adekuate.

Prandaj, shpresojmë që kjo formë e komunikimit do të jetë më lehtësuese për të gjithë dhe do të na jap më shumë mundësi që të fokusohemi të gjithënë përmbushjen e detyrave për luftimin e Covid-19, në interes  të ruajtjes së shëndetit publik.

Drejtori i IKSHPK-së, Profesori Naser Ramadani do të ju kumtoj rezultatet, ndërsa Ushtruesi i  Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, do të ju informoj rreth ecurisë klinikë sa i përket Covid-19.

Me që është konferencë që i dedikohet pandemisë, ju kisha lutur që pyetjet të jenë të shkurtra, secili dhe lidhur me temën.


92 TË SHËRUAR DHE 119RASTE ME COVID-19!

Më datën 14 korrik2020,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej420mostra të marra nga ShSKUK dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.237raste nga 29.060 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 112 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më datë 14korrik 2020,  janë shëruar92pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.462 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.663.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 63 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Drenas6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste,komuna Pejë5 raste, komuna Podujevë5 raste, komuna Skenderaj 3 raste,komuna Ferizaj 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dheme nga 1 rast komunat:Kamenicë,Kllokot, Mitrovicë dheRahovec.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!