Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Konfirmohet rasti i dytë i vdekjes nga virusi A H1N1 në Kosovë

E sëmura tërë kohën ka qenë e trajtuar me Tamiflu, antibiotikë, kortizonikë, oksigjenoterapi, plus terapi tjetër mbështetëse.

Pacientja të enjten pas mesnatës, për shkak të përkeqësimit kontinual të gjendjes është intubuar dhe është vendosur në respirator në Klinikën Infektive.

Përkundër terapisë së lartshënuar, gjendja e të sëmurës në mënyrë të përnjëhershme përkeqësohet të shtunën dhe në orën e 9 e 50 minuta përfundon më vdekje me tablo klinike të një insuficiencë akute kardiorespiratore.

Ministria e Shëndetësisë dhe mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të lajmërohen te mjeku familjar sapo të vërejnë shenja të dyshimta të gripit, sepse paraqitje me vonesë e bën të diskutueshëm mjekimin e plotë të rasteve të rënda.

Ministria ngushëllon familjen e viktimës dhe u bën apel qytetarëve që të shtojnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat preventive kundër Gripit.