Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kongresi i 34-të i Shoqatës Europiane të Protetikës EPA 2010 mbahet në Prishtinë

 

 

Shoqata e Protetikës së Europës (European Association Of Prosthodontics EPA), mbanë çdo vit Kongresin vjetor të saj.
Kongresi i 34-të me radhë i EPA-së, “EPA 2010” do të mbahet në Prishtinë prej 23-25 shtator 2010, i organizuar nga Shoqata e Protetikës së Republikës së Kosovës.
Kështu është vendosur nga EPA pas takimit të sivjetëm të kësaj organizate të mbajtur në Insbruk të Austrisë.
Nikoqir dhe njëherësh kryetar i EPA (Shoqatës Europiane të Protetikës) për vitin 2010 është emëruar Prof. Dr.Agim Islami.
Kjo ngjarje e një rëndësie të veçantë për Stomatologjinë kosovare, por edhe për Kosovën në përgjithësi, është ngjarja e parë e këtij niveli që do të organizohet në Republikën e Kosovës.
EPA 2010 organizohet nga Shoqata e Protetikës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.