Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Çekia diskutojnë Memorandumin e Mirëkuptimit në shëndetësi

Ekspertët çek kanë shpjeguar mënyrat e ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm financiar në shëndetësi dhe kanë folur për përvojat e shtetit të tyre në ngritjen e sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Në Qendrën e Telemjekësisë , Ambasadorja Hrebickova ka shquar bashkëpunimin e mirë në shëndetësi midis dy vendeve, ndërsa zëvendësministrja Mybera Mustafa, ka falënderuar shtetin çek për asistencën që i ka dhënë shëndetësisë, sidomos kohët e fundit dhe për projektet e përbashkëta që pritet të realizohen.

Ekipi i ekspertëve nga Republika e Çekisë do të qëndrojnë edhe nesër në Kosovë, me ç’rast do të mbajnë edhe dy ligjërata të tjera: e para për regjistrimin dhe distribuimin e barnave ndërsa e dyta për menaxhimin e institucioneve shëndetësore.