Ambasadorja çeke Znj. Hrebickova tha me këtë Memorandum është krijuar një bazë startuese, një kornizë në bazë të së cilës do të vazhdojë bashkëpunimi dhe asistenca e Republikës së Çekisë për shëndetësinë kosovare. Ky Memorandum paraqet vazhdimin e ndihmës sonë të filluar më herët me shërimin e fëmijë që vuanin nga sëmundjet e zemrës, të pasuar me ndihmën prej 2 milion euro për Qendrën Emergjentë në Prishtinë. Bashkëpunimi ynë do të bëhet në bazë të nevojave: traumatologji, asistencë për sigurime shëndetësore, shkëmbim përvojash, shkëmbim ekspertësh, këshillime.
Republika e Çekisë është një nga kontribuesit e dalluar në shëndetësinë kosovare dhe gjatë dy viteve të fundit, ajo ka ndihmuar me asistencë në ngritjen e kapaciteteve fizike e profesionale dhe infrastrukturës shëndetësore, e po ashtu edhe në fushën e edukimit të vazhduar profesional të kuadrit shëndetësor kosovarë.