Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Italia diskutojnë draft marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi

Pasi të finalizohen dhe disa aspekte, marrëveshja do të nënshkruhet zyrtarisht midis dy shteteve.

Kjo marrëveshja e vlefshme për të dy palët parashikon financimin nga ana e Qeverisë italiane të projektit për ndihmë sistemit shëndetësor të Kosovës në vlerë prej mbi 3 milionë euro.

Ambasadori Italian Giffoni, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e Italisë me shtetin e Kosovës, në veçanti në fushën e shëndetësisë, tha se pas finalizimit , marrëveshja që do të nënshkruhet është pjesë  e angazhimeve italiane për një perspektivë evropiane për vendet e rajonit të Ballkanit e ku Kosova është prioritet për bashkëpunim. Ai tha se Republika e Italisë i dëshiron Kosovës  perspektivë evropiane, prandaj ekspertët e saj, do të ndihmojnë sistemin shëndetësor të Kosovës në arritjen e standardeve të larta në shëndetësi. Ministri Alush Gashi duke falënderuar shtetin italian për ndihmën, si në kuadër të forcave të misionit paqeruajtës të KFOR-it ku italianët kanë dhënë kontribut të madh, ashtu edhe në sistemin shëndetësor, tha se Kosova po ndërton një sistem shëndetësor, ku secili qytetar do të ketë qasje të barabartë në mbrojtjen shëndetësore dhe se ndihma e vendeve që kanë mjekësi shumë të zhvilluar është shumë e nevojshme. Pasi të harmonizohen edhe disa detaje në kësaj draft marrëveshje, ajo pritet të nënshkruhet midis Kosovës e Italisë.

Ministri Gashi ofroj të dhëna për mundësitë e bashkëpunimit sipas Ligjit për partneritetin publiko-privat dhe kredive afatgjate për shëndetësi, sugjerim që u mirëprit nga pala italiane.