Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Italia nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi

Ambasadori Giffoni tha se nënshkrimi i marrëveshjes është akti final i një bashkëpunimi të mirë midis autoriteteve kosovare dhe atyre italiane në fushën e shëndetësisë dhe rezultat edhe i Konferencës së donatorëve për Kosovën, të mbajtur në Bruksel.

“Ne jemi të fokusuar drejtpërdrejt që ta ndihmojmë Kosovën në tri fusha: në atë të shëndetësisë , promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe etnike dhe në bujqësi”, nënvizoi Giffoni, duke theksuar se Italia, që ka ndihmuar konkretisht Spitalin e Pejës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do ta vazhdojë përkrahjen me ekspertë për avancimin e sistemit publik shëndetësor të Kosovës.

Ky bashkëpunim prej ditës së sotme ndërkaq, është konkretizuar edhe me Marrëveshje bashkëpunimi ndërshtetërore midis dy shteteve në shëndetësi.

Në interesim të mediave, Ambasadori Giffoni dhe Ministri Bukoshi kanë dhënë disa komente edhe për çështje të tjera të ndërlidhura me aktualitetin politik në Kosovë.