Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimi në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia, priti në takim, Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barisiq.

Gjat takimit me Ambasadoren Barisiq, Ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësor dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi.

Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi dhe bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi snë rrafshin e avansimit të shërbimeve të reja dhe ngritjes së nivelit të profesionistëve shëndetësor me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore cilësore e të sigurta.