Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Maqedonia nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se Marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe ajo vendos bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e shëndetësisë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes është fillimi i ri një bashkëpunimi të ndërsjellë midis dy shteteve dhe në ditët në vijim do të krijohet një Plan aksional, i cili do të detajojë në mënyrë konkrete veprimet që duhet ndërmarrë, me qëllim që bashkëpunimi të jetë i plotë”, tha Ministri Osmani.
Ministri Osmani, bashkë me një delegacion të zgjeruar është pritur nga Ministri Bukoshi me bashkëpunëtorët dhe krerët e institucioneve shëndetësore të vendit, ndërkohë që delegacioni nga Maqedonia është pritur edhe nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj.
Marrëveshja e nënshkruar sot midis dy ministrave i obligon dy ministritë që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e informatave në lëmin e shëndetësisë, shkëmbimin e stafit mjekësor , kontaktet midis Fakulteteve të Mjekësisë Odave të Mjekësisë dhe institucioneve të tjera shëndetësor, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e ligjëruesve, format e bashkëpunimit në mjekësi të përgjithshme, farmaci, stomatologji, shkencat mjekësore etj.