Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Shqipëria diskutojnë masat e përbashkëta kundër etheve hemorragjike

Në këto takime është biseduar për ndërmarrjen e masave të përbashkëta dy shteteve në luftimin e etheve hemorragjike, duke pasur parasysh faktin se rastet me ethet hemorragjike, përveç Kosovës, sivjet kanë përfshirë edhe veriun e Shqipërisë, gjegjësisht ato janë paraqitur në Golaj  të Hasit të Shqipërisë, duke shkaktuar edhe një viktimë.
Në Kosovë, ndërkaq, sivjet rastet e para të paraqitjes së etheve hemorragjike janë lajmëruar në fillim të marsit në komunën e Malishevës, ndërsa janë shënuar edhe 4 viktima prej tyre: dy nga komuna e Malishevës, një nga komuna e Gjakovës dhe një nga komuna e Rahovecit.