Kosova e Shqipëria diskutojnë në Tiranë për partneritetin publiko privat në shëndetësi
18 mars 2014
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, po kryeson një delegacion të MSh-së dhe institucioneve shëndetësore kosovare të cilët po marrin pjesë në Konferencën për partneritetin publiko-privat në shëndetësi për Shqipëri dhe Kosovë, që sot dhe nesër mbahet në Tiranë, organizuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (International Finance Corporation-IFC), që është pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Kjo konferencë është e përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë dhe përveç Ministrave të Shëndetësisë Ferid Agani e Ilir Beqja, pjesëmarrësit janë si nga sektori privat, ashtu dhe nga ai publik nga të dy vendet.
Në këtë punëtori përveç niveleve menaxhuese të MSh-së, QKUK-së, po marrin pjesë edhe përfaqësues të fushave kryesore shëndetësore ku Partneriteti Publiko Privat është më i mundshëm si radiologjia, shërbimet laboratorike, urgjenca, etj.