Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Turqia forcojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 23.02.2016

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Kadir Hyseini bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Gani Shabani, pritën sot në takim delegacionin e mjekëve të Republikës së Turqisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Javës së Shëndetësisë Kosovaro-Turke.

Takimi u realizua edhe si rrjedhojë e vizitës të mëhershëm të Zv/ministrit dhe Sekretarit në shtetin turk dhe u diskutua për bashkëpunimet që janë duke u bërë në mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë, si dhe për mundësitë e forcimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Zv/ministri Hyseini ka thënë se bashkëpunimet e tilla forcojnë lidhjet në mes dy vendeve, por edhe kontribuojnë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore si dhe në shkëmbimin e përvojave shëndetësore, duke përdorur të arriturat më të reja shkencore në këtë fushë.

Sekretari Shabani tha se i është mirënjohës mjekëve për mbështetjen që janë duke i bërë shëndetësisë së Kosovës në përgjithësi e në veçanti për mbështetjen që po bëjnë në kuadër të javës së shëndetësisë Kosovare –Turke, ku po bëhen intervenime të komplikuara në fusha të ndryshme të shëndetësisë.

Arif Çetin, Koordinator i projektit mbështetës për Javën e Shëndetësisë Kosovaro-Turke, tha se mbështetja që po bëjnë në fushën e shëndetësisë në Kosovë, prioritet ka shëndetin e qytetarit dhe ky është një indikator i bashkëpunimit konkret midis dy shteteve mike.