Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Turqia thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Ai e falënderoi Ministrin Muezzinoglu për ndihmën e pa kursyer që Republika e Turqisë po i ofron Kosovën në shëndetësi dhe në rrafshin politik, duke theksuar se bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, ka reflektuar edhe me një ngritje të cilësisë së shërbimeve, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën dhe ndihmën turke.

Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, theksoi faktin se Republika e Turqisë është e interesuar ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e një njësia moderne të shërbimit emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, asistencë në fushën e shërbimeve të tjera dhe të legjislacionit, dhe tha se do të vazhdojë mbështetja e projektit për trajtimin falas të njëqind pacientëve kosovarë falas në Turqi, ndërkohë që do të ndihmohet shëndetësia e Kosovës dhe MSh që të gjitha shërbimet për pacientët kosovarë të ofrohen këtu.

Ministri Muezzinoglu tha se Republika e Turqisë është e gatshme që të përkrah shëndetësinë e Kosovës edhe në projekte të tjera duke ndjekur shembullin e reformave që janë zhvilluar në vendin e tij, ndërkohë që Ministri Agani, theksoi se ekipet kosovare të ekspertëve në shëndetësi, bashkë me ata që do të vijnë nga Turqia (një ekip i tillë vjen javën tjetër), do të avancojnë draft planet e ndryshme në fushat ku Kosova e Turqia po bashkëpunojnë në shëndetësi në vitet e fundit.

Të dy ministrat e kanë vlerësuar si jashtëzakonisht të mirë bashkëpunimin midis dy ministrive dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.

Në këtë vizitë, me delegacionin nga Turqia ishte edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagxhillar, mysafir të së cilit, sonte në iftar do të jetë delegacioni nga Turqia.