Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova e Turqia thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Ky delegacion nga Turqia në përbërje të cilit janë edhe disa përfaqësues të kompanisë private Kardelen që është e lidhur me kontraktimin e shërbimeve shëndetësore në këtë vend, fillimisht është pritur në MSh nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Gani Shabani, i cili e ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Republikën e Turqisë në fushën e shëndetësisë, e më pastaj, bashkë me Ministrin Ferid Agani, ai e ka shoqëruar delegacionin nga Turqia në vizitën që ia kanë bërë kësaj qendre dhe disa klinikave të saj.

Ministri Agani, përveç se e ka falënderuar Republikën e Turqisë për bashkëpunimin e mirë dhe për ofrimin e trajtimit falas në vit të mjekimit të 100 pacientëve kosovarë në Turqi sipas Marrëveshjes me ministrinë homologe, theksoi se midis dy vendeve ka hapësirë të mirë për bashkëpunim dhe kjo vizitë mund të identifikojë aspekte të reja për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Në QKUK, delegacioni nga Turqia është pritur nga drejtori ekzekutiv dr. Njazi Gashi me bashkëpunëtorë dhe gjatë qëndrimit aty, delegacioni nga Turqia ka vizituar edhe Repartin e Hamato-onkologjisë në Pediatrie më pastaj edhe  IKSHP-në.

Gjatë ditës së nesërme ndërkaq, delegacioni nga Turqia do të ketë takime të tjera pune, në vazhdën e atyre që kanë filluar sot, përfshirë edhe vazhdimin e takimeve për Sistemin e  Informimit Shëndetësor që kanë nisur sot në MSh.

Dr. Dr. Orkun Yıldırım, tha se gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni nga Turqia, bashkë me profesionistët shëndetësor të qendrave që do të vizitohen do të identifikohen fushat e veçanta të bashkëpunimit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit shumë të mirë në shëndetësi midis dy shteteve.

Delegacioni nga Turqia gjatë ditës së sotme, gjithashtu, kanë qëndruar edhe në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë si dhe  kanë marrë pjesë në aktin e vendosjes së gur-themelit të Xhamisë së re në Prishtinë.