Në funksion të trajtimit të personave me Covid -19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, ministri i shëndetësisë, z. Armend Zemaj ka nënshkruar “Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Konvalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse”.
Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid -19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.
“Shpresojmë që Plazma Konvalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot”, ka thënë ministri z. Zemaj.
Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid -19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht.
Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmës Konvalescente.