Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova pjesë e Konferencave ndërkombëtare për Gripin A H1N1

Në këtë kuadër, më 27 gusht në Kopenhagë të Danimarkës, një delagacion nga Kosova, në përbërje të zëvendësministres së Shëndetësisë, Mybera Mustafa, u. d. të sekretarit permanent Haxhi Kamberi, drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadani, dhe shefit të Zyrës së OBSh-së në Kosovë Skënder Syla, do të marr pjesë në një takim pune disa ditor, ku do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me pandeminë e gripit të derrave si akcesi te vaksinat, kapacitetet laboratorike për trajtmin e rasteve, modalitetet e mbështetjes së OBSh-së, sistemi i mbikqyrjes së pandemisë, komunikimi i rasteve, kontrolli i infeksioneve spitalore gjatë pandemisë, etj.

Gjatë kësaj konference, do të organizohet një ëork-shop i veçantë i ekspertëve të OBSh-së me delegacionin nga Kosova, në të cilin do të diskutohen temat e lartpërmendura.

Ndërkaq, nga data 6-8 shtator në Durrës, OBSh organizon një takim tjetër pune me ekspertët klinik që merren me trajtimin e Gripit A H1N1.

Ministria e Shëndetësisë dhe OBSh në Kosovë kanë vendosur që në këtë takim të dërgojë drejtorin e Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, infektologun e kësaj klinike, Sali Ahmeti dhe drejtorin e Qendrës Emergjente, Basri Lenjani.

Ndërkohë, situate epidemiologjike rreth gripit A H1N1 në Kosovë, deri në ditën e sotme ka reflektuar e qetë dhe sikur është njoftuar edhe ditëve të kaluara, që prej 15 korrikut 2009, në Kosovë ka pasur të regjistruara gjithsejt 10 raste të dyshimta të Gripit A H1N1, prej të cilave: 6 kanë qenë të konfirmuara pozitive, 3 klinikisht negative dhe 1 laborator negative.

MSH, po mban në fuqi dhe po zbaton masat e rekomanduara nga OBSH dhe ato të dala nga Plani i Veprimit i IKSHP-së për menaxhimin e gripit.