Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova shënon Ditën Botërore të Shëndetësisë

“Duke e trajtuar shëndetësinë në këtë prizëm, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, mbështet të gjitha ato nisma dhe aktivitete të cilat tërthorazi apo drejtpërdrejt mbështesin përpjekjet për avancimin dhe përparimin e shëndetit…”, tha ajo.
Mustafa tha se shëndetësia ka para vetes ende sfida të mëdha, përfshirë këtu buxhetin e kufizuar dhe joproporcional me nevojat që ka sistemi shëndetësor, sistemin joadekuat të referimit të rasteve, mungesën e disa shërbimeve që pritet të hapen, aparaturën që ka nevojë të përsoset edhe më tej, por  jemi të bindur, theksoi ajo,  “se me një angazhim konkret dhe të koordinuar, mund t’ia arrijmë synimet, të cilat janë përcaktuar edhe në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore”.
Ministri Mahir Yagcilar tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shquar në mesin e sfidave çështjen e pa rregulluar të ujërave të zeza dhe ka shtruar nevojën që planet urbanistike të marrin parasysh gjatë hartimit të tyre edhe impaktet në shëndetin e popullatës.
Znj. Osnat Lubrani ka vlerësuar faktin që edhe Kosova po u bashkohet përpjekjeve globale për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit publik.
Dr. Skënder Syla ka prezantuar aspektet globale të ndikimit të hovshëm të shëndetit që janë relevante për shëndetësinë kosovare, derisa eksperti i çështjeve mjedisore, Luan Shllaku, ka bërë një prezantim lidhur me problemet urbane dhe sfidat në këtë fushë.
Dita Botërore e Shëndetit sivjet shënohet me moton: “Shëndeti urban ka rëndësi”, ndërsa aktivitete që promovojnë nevojën për një ambient dhe jetë sa më të shëndoshë ta vazhdojnë edhe ditëve në vijim.