Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kosova u përfaqësua në Konferencën për Gripin A H1N1 në Durrës

Duke u bazuar në nivelin e përgatitjeve që kanë bërë vendet përreth dhe prezantimet e bëra në Durrës, drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj, ka vlerësuar se Kosova qëndron shumë mirë sa u përket përgatitjeve për ballafaqim me pandeminë e Gripit A H1N1 dhe se vendi ynë deri tash ka zbatuar të gjitha rekomandimet e bëra nga OBSH-ja dhe është në vijim të zbatimit të tyre.

Në këtë konferencë janë vlerësuar pozitivisht përgatitjet dhe menaxhimi që deri tash Kosova u ka bërë rasteve me gripin A H1N1.

Trajnime për Gripin e derrrave gjatë javës që po mbetet pas, ka pasur edhe brenda në Kosovë, si në Lipjan ku Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Kosovës (AMFK), përkrahur ngaOBSH-ja, ka zhvilluar një trajnim me mjekët familjarë dhe trajnimet e tilla do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, në Klinikën Infektive të QKUK-së nuk ka pasur asnjë pacient të hospitalizuar si i dyshuar për Gripin A H1N1, ndërkohë që prej 15 korrkut 2009, në Kosovë kanë qenë të evidentuara 14 raste të dyshimta, prej të cilave 6 janë konfirmuar si pozitive.