Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kryeinspektori shëndetësor mori detyrën në Ministrinë e Shëndetësisë

Dr. Ardita Baraku, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën dhe ka nisur punën në pozitën e Kryeinspektorit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Ilir Tolaj, i ka dëshiruar sukses në punë Kryeinspektores, duke kërkuar angazhim prej saj dhe departamenteve të tjera që ta ndihmojnë Inspektoratin Shëndetësor në përmbushjen e obligimeve në punë dhe zbatimin e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore të vendit.
Ardita Baraku është emëruar Kryeinspektor Shëndetësore javën e kaluar, ditën kur u emëruar edhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës