Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kryeministri Kurti viziton Ministrinë e Shëndetësisë

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë kemi pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me COVID-19.”