Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kryeministri Thaçi: Vendimi për ngritje pagash në shëndetësi është marrë në vjeshtën 2009

Ai ka thënë para deputetëve se rritjet kanë qenë të vazhduara dhe krahasuar me vitin 2007, pagat e punonjësve shëndetësore, punonjësve të arsimit, etj., janë më të larta.

Kryeministri Thaçi tha se vendimi për ngritja pagash në shëndetësi është marrë në vjeshtën e vitit të kaluar.
Ndërsa, duke u përgjigjur në interesimin e deputetes Gjylnaze Syla rreth situatës rreth pagave dhe veprimeve sindikale, ministri Gashi e falënderoi atë për mbështetje  në  reformat në shëndetësi, duke dhënë shpjegimet shtesë rreth ngritjes së pagave.

“Është deklaratë dhe vendim publik i vjeshtës së vitit të kaluar, pas miratimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) në të cilën kornizë është paraparë rritja 30 për qind  nga janari 2010.  Rritja prej 10 për qind e vitit të kaluar dhe rritja prej 30 për qind e këtij viti nënkupton rritje prej 40 për qind të ardhurave të  punëtorëve shëndetësorë të Republikës së Kosovës”, tha ministri Gashi. 
Ne jemi të ndërgjegjshëm, theksoi ai, se nevojitet edhe më shumë. Ministri ka komentuar edhe kërkesës për pagan në nivel me rajonin.

“Vetëm t’ju përkujtoj se në bazë të dhënave për shëndetësi në Shqipërinë specialisti në këtë shtet  merr 291 euro (apo 40 mijë lekë), ndërsa specialisti në Kosovë prej 1 janarit 2010 merr 391 euro. Një infermier në Shqipëri merr  218 euro (apo 30 mijë lekë) ndërsa në Kosovë një infermier, edhe pse, nuk mjaftojnë merr  mbi 250 euro. Raporti mes kuadrit të mesëm dhe atij të lartë, mes infermierëve dhe specialistëve nuk është i qëndrueshëm, andaj në atë raport , do të mundohemi t’i afrohemi rajonit dhe do ta bëjmë së paku  1 me 2 ose 1 me 4.

E mbështesim Sindikatën në realizimin e të drejtave të veta, por  ky vendim (për ngritja pagash) është marrë vitin e shkuar dhe ne po e zbatojmë nga 1 janari i këtij viti”, theksoi ministri Alush Gashi.