Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kryhet për herë të parë në Kosovë sekuencionimi i virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo nga mostrat e pacientëve kosovar

Sekuencionimi i virusit të EHKK është sekuencionimi i parë i ndonjë mikroorganizmi që është kryer ndonjëherë në Kosovë dhe është mundësuar përmes aparaturës që është siguruar nga projekti i Bankës Botërore për Gripin e Shpezëve që ka përfunduar në mars të vitit 2011 si dhe me asistencën teknike të mikrobiologut Lluka Fajs nga Instituti për Mikrobiologji dhe Imunologji, Universiteti i Lubjanës, Slloveni.

Dy virusët e EHKK të izoluar nga pacientët kosovar dhe të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar më së keqes sipas drurit filogjenetik i takojnë virusit të EHKK Kosova Hoti.
           
Kryerja e sekuencionimit paraqet një të arritur të madhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duke treguar në këtë mënyrë se edhe në rrethana me kushte të limituara financiare, por me entuziazëm të lartë të personelit mund të kryhen ekzaminime laboratorike të nivelit të lartë shkencor.