Kryqi i Kuq i Kosovës në kuadër të aktiviteteve për vetëdijesimin e popullates nga Gripi A H1N1, mbajti këtë fundjavë trajnimin e 120 trajnerëve (vullnetarëve) të Kryqit të Kuq të Kosovës.
Në këtë trajnim u përfshinë 26 komuna, duke përfshire të gjitha minoritetet.
Trajnimi është mbajtur nga Dr. Ilir Begolli, ekspert nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Trajnerët e trajnuar gjatë implementimit të Projektit të Edukimit Shëndetësor të Familjes, do të bëjnë vetëdijesimin e popullatës për mbrojtje nga virusi i Gripit A H1N1.
Për këtë qëllim, Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me IKSHP dhe me përkrahjen e Federatës Ndërkombëtare dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka botuar 5.000 posterë dhe 20. 000 broshura për Gripin A H1N1, që do të shpërndahen në tërë Kosovën.