Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kumtesë e përbashkët e MSH-së dhe AKPM-së

Sa i përket Ligjit për Produktet dhe Pajisjet Medicinale është sqaruar se ligji është në procedurë dhe nga MSH-ja ligji i është proceduar Ministrisë së Ekoniomisë dhe Financave për vlerësimin e deklaratës financiare dhe Agjensionit Kosovar për Integrime Evropiane për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin me evropian.

Kurse, sa i përket kërkesës për rishikimit të buxhetit, u bë e ditur se për kufijtë buxhetor ka vendosur Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe rishikimi i buxhetit do të bëhet në qershor të vitit 2010. Por, MSH është zotuar se brenda kapaciteteve buxhetore, do t’i shikoj mundësitë që të bëhen zgjidhje të ndryshme.

Sa i përket kërkesës për specializime , MSH, në kuadër të marrëveshjes reciproke që ka nënshkruar me Republikën e Turqisë dhe marrëveshjeve të tjera që do të nënshkruhen në ndërkohë, do ta bëjë edhe edukimin e vazhduar specialistik të kuadrit të AKPM-së, gjegjësisht punëtorëve të laboratorit.

Ndërsa, sa i përket kërkesës për implementimin e vendimit të Kryeministrit për kuadrin deficitar, MSH ka shpjeguar se ky vendim i referohet kryesisht kuadrit të Teknologjisë Informative, por MSH do të kërkojë  nga Qeveria e Kosovës që të gjejë forma për stimulimin e punëtorëve të Laboratorit dhe trajtimin e tyre si kuadro që punojnë në vende me rrezikshmëri të lartë.

Në këtë takim ishte vlerësim se disa çështje nuk kanë qenë shumë të qarta për shkak të mungesës së një komunikimi adekuat, për çka u tha se dialogu në të ardhmen do të jetë i rregullt, ndërsa AKPM nuk do të mbajë grevën e paralajmëruar për të hënën.