Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kumtesë për media

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës njofton opinionin se të gjitha procedurat me rastin e zgjedhjes së drejtorëve të klinikave dhe instituteve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë zbatuar konform legjislacionit ne fuqi, konkretisht Ligjit të Punës, i cili është i vetmi instrument ligjor që rregullon të drejtat dhe obligimet e punonjësve shëndetësor në marrëdhënien e punës në këtë institucion.

Në pajtim me këtë, Ushtruesi i Detyrës i Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, do ta autorizojë së shpejti Drejtorin Ekzekutiv të QKUK-së, që të bëjë emërimin e drejtorëve të përzgjedhur pas analizës së respektimit të procedurave përkatëse ligjore.

Në rastet ku do të konstatohen parregullsi, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore për korrigjimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë, sikurse edhe deri më tani, mirëpret bashkëpunimin me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, por konsideron se përkitazi me këtë çështje, rekomandimet e tyre kanë qenë të nxituara dhe jashtë fushëveprimit ligjor të këtij Këshilli.