Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Kumtesë

 
Prishtinë, 06.09. 2010

Në pajtim me Rregulloren për Shërbimin Civil në Kosovë, Udhëzimin Administrativ 2003/4 dhe vendimin e Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Ali Sadriu,  është kthyer sot në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa prof. dr. Sejdullah Hoxha është liruar nga detyra e Ushtruesit të Detyrës të drejtorit ekzekutiv të QKUK-së.
Ministria e Shëndetësisë falënderon dr. Sejdullah Hoxhën për angazhimet e tij gjatë kësaj kohe në krye të QKUK-së.