Ministri Gashi ka shpjeguar se Projektligji për Kryqin e Kuq të Kosovës ka për qëllim rregullimin e statusit, veprimtarisë dhe burimet financiare të Shoqatës Kombëtare të Kryqit të Kuq të Kosovës.
Projektligji për përdorimin dhe Mbrojtjen e Emblemës së Kryqit të Kuq…,ka shpjeguar ministri Gashi, ka për qëllim të rregullojë përdorimin dhe mbrojtjen e emblemave të Kryqit të Kuq, emblemave tjera mbrojtëse dalluese dhe sinjaleve dhe mbrojtjen e emblemave të Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të Kuq, derisa Projektligji për Produktet dhe Pajisjet Medicinale, përcakton rregullat për prodhimin, kontrollin e cilësisë, regjistrimin, etiketimin, pullat e sigurisë, importin, eksportin, vënien në treg, përshkrimin mjekësor, efikasitetin, sigurinë e përdorimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale në Republikën e Kosovës.
Ndryshimi i Ligjit për Produktet dhe Pajisjet Medicinale, ka shpjeguar ministri Gashi, do të ngrit nivelin e kontrollit të cilësisë së produkteve farmaceutike, procedurat efektive të regjistrimit të produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale sipas standardeve Evropiane duke u bazuar në Direktivat e BE-së.