Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Laboratorët e Londrës konfirmojnë saktësinë e Qendrës Kombëtare të Gripit në Kosovë për A H1N1

Ky rikonfirmim i rezultateve të IKSHP-së me ato të laboratorëve të nivelit më të lartë botëror motivon edhe më tepër punonjësit e IKSHP-së në vazhdimin e diagnostikimit kualitativ me po të njëjtin trend dhe nivel si edhe shtetet më të zhvilluara të botës duke menaxhuar situatën epidemiologjike në nivelin më të lartë profesional dhe shkencor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më 30 shtator 2009 me mbështetjen e projektit të Bankës Botërore për Pandeminë e Gripit kishin hapur Qendrën Kombëtare të Gripit në të cilën deri sot janë analizuar gjithsej 880 raste të dyshimta në grip prej të cilave janë diagnostikuar 286 raste pozitive në A (H1N1).

11 raste kanë përfunduar me vdekje (exitus letalis), derisa 49 raste janë diagnostikuar si Infleuenza A (Grip sezonal).

Instituti Kombëtar edhe në vitin 2010 do të vazhdojë me të njëjtin ritëm përcjelljen e situatës epidemiologjike të pandemisë së gripit, por edhe në mbikëqyrjen permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes dhe hulumtimit aktiv epidemiologjik, duke pasur parasysh rrezikun e paraqitjes eventuale të valës së re të gripit A(H1N1).