Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ligji antiduhan në Kosovë solli ndryshime pozitive në shëndetin publik

Shënohet Dita Botërore pa Duhan 

“Krijimi i hapësirave publike të liruara një qind për qind nga duhan-pirja, hapësira të punës pa duhan, mjete të transportit publik pa tym duhani…”, kanë sjellë ndryshime pozitive në sjelljen e qytetarëve përballë shëndetit të njëri- tjetrit, duke rezultuar më ndryshime pozitive dhe në aspektin shëndetësor, social, ekonomik dhe mjedisor”, tha Ministri Agani

Prishtinë, 31 maj 2014

 Me moton: “Ngritni taksat e duhanit-Zvogëloni vdekjet dhe sëmundjet!”, sikurse në shumë vende të botës, edhe në Kosovë u shënua Dita Botërore pa Duhan.
Përfaqësues të Koalicionit Anti-duhan të Kosovës: Ministria e Shëndetësisë, Zyra e OBSH-së në Kosovë, KADC, Inspektoratet përgjegjëse dhe partnerët, shënuan sot këtë ngjarje, përmes një konference për media dhe Ecjes “Merr frymë shlirë”, organizuar në Prishtinë.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha sot se një vit pa hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, ky ligj paraqet zhvillimin më të mirë në fushën e shëndetësisë publike në Kosovë, krahas Programit të Zgjeruar të Imunizimit.

“Krijimi i hapësirave publike të liruara një qind për qind nga duhan-pirja, hapësira të punës pa duhan, mjete të transportit publik pa tym duhani…”, kanë sjellë ndryshime pozitive në sjelljen e qytetarëve përballë shëndetit të njëri- tjetrit, duke rezultuar më ndryshime pozitive dhe në aspektin shëndetësor, social, ekonomik dhe mjedisor”, tha Ministri Agani.

Përkundër sfidave të mëdha që i ka pasur ky ligj dhe përkundër faktet se ka ende mjedise e komuna ku ligji zbatohet me vështirësi, ndryshimet do të ndodhin dhe është fakt i pamohueshëm që ligji k sjellë edhe një ndryshim kulturor në mjedisin kosovar, theksoi Ministri Agani.

Ai tha se institucionet shtetërore ë bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë edhe me ngusht mes vete që gradualisht shifrat rreth duhan-pirjes të tregojnë për ulje të duhan-pirjes, sikur tregon edhe hulumtimi i fundit i OBSh-së në Kosovë.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, tha se zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit ka dhënë sinjalet e para pozitive dhe kjo mund të dëshmohet edhe në bazë të dhënave të një hulumtimi të kryer nga kjo organizatë.

“Derisa në hulumtimin gjithëpërfshirës për duhan-pirjen në 2004, në Kosovë të rinjtë kosovarë kanë të ekspozuar në duhan-pirje pasive në 84 .2%, hulumtimi që do të prezantohet më 12 qershor i OBSH-së tregon se më 2014, ka rënë për rreth 50 për qind, që do të thotë se tani të rinjtë duhan-pirjes pasive i ekspozohen në 33 për qind”, tha doktor Syla.

Ilirjana Zymberaj, drejtoreshë e Inspektoratit Sanitar, tha se në vitin e parë të zbatimit të ligjit, ky inspektorat ka kryer mbi 3000 inspektime, ka dërguar në gjykatë mbi 80 fletëparaqitje, ka shqiptuar 8 dënime mandatare derisa ka shqyrtuar edhe 495 ankesa të ndryshme rreth dënimeve që kanë të bëjnë me ketë ligj. Ajo tha se fuqizimit të zbatimit të ligjit duhet t’i kontribuojnë shumë më tepër edhe gjykatat me marrjen me lëndët e këtij inspektorati.

Shkumbin Spahija, drejtor ekzekutiv i KADC-Qendrës Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, tha se falë këtij ligji, sot në Kosovë ka shuam hapësira dhe vende publike ku mund të merret frymë shlirë. Ai tha se zbatimi i ligjit ka një kosto shumëfish më efektive në krahasim me ndërhyrjet e tjera shëndetësore. Ai tha se zbatimi i këtij ligji kërkon edhe një vullnet politik esencial dhe në këtë aspekt,  ky vullnet nuk ka munguar në MSh, por të njëjtin duhet ta ketë edhe Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës.

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “konsumatori”, tha se konsumuesit e duhanit duhet të respektojnë shëndetin e qytetarëve të tjera që nuk e konsumojnë këtë produkt, ndërsa e ka quajtur krejt të panevojshme përpjekjen e dështuar të kompanive të duhanit për të ndryshuar muajin e kaluar Ligjin me arsyetime të paqëndrueshme se kinse i njëjti dëmton ekonomikë. “Përkundrazi, dëmet janë shumë më të mëdha nga duhani për shëndetin dhe ekonominë e vendit dhe këtë e paguan shëndetësia, duke ditur që sëmundjet e shkaktuara nga duhani po shënojnë rritje”, ka thënë ai.

Pas konferencës, përfaqësuesit e Koalicionit Anti-duhan kanë bërë një shtije në sheshin Nënë Terezë duke u shpërndarë qytetarëve materiale informative kundër duhanit, si dhe kanë vizatuar edhe tendën e vendosur në shesh nga aktivitet e “KUSA Center”, e cila u ka mundësuar qytetarëve që në këmbim te hedhjes së pakove të cigareve të marrin pemë vendore të freskëta me moton: Votoni kundër duhanit”.