Vaksinimi mund të bëhet në cilëndo qendër të vaksinimit, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë, për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.
Edhe qytetarët që nuk kanë shtetësi të Kosovës MUND të vaksinohen.
EKIPET MOBILE:
– ANP ‘Adem Jashari’, ambulanca tek pjesa e arritjeve (“arrivals”) (08-16, Hën-Die)
– QT ‘Albi’, Veternik, Prishtinë (12-20, Hën-Die)
– QT ‘Nertili’, Gjakovë (07-19, Hën-Pre)
QENDRAT STATIKE: (07:30 – 15:00, Hëne – Diele)
# | KOMUNA ![]() |
ADRESA |
1 | Prishtinë | Salla “1 Tetori” Rr. “Agim Ramadani” / Rr. “Eqrem Qabej” |
2 | Fushë Kosovë | QKM- Fushë Kosovë |
3 | Obiliq | QKMF Obiliq Rr. “Hasan Prishtina” |
4 | Drenas | QKMF- Drenas |
5 | Skënderaj | QKMF- Skënderaj Rr. “18 qershori” |
6 | Malishevë | QKMF -Malishevë- Hapesira e ish MF në QKMF |
7 | Kaçanik | QKMF – Kaçanik- Salla e ligjëratave Rr. “Emin Duraku” |
8 | Rahovec | QKMF- Rahovec Rr. “Avdullah Bugari” |
9 | Viti | QKMF- Viti Rr. “Presheva” |
10 | Pejë | QKMF – Pejë Objekti i Drejtorisë së Kultures- Kati-1 |
11 | Podujevë | QKMF- Podujevë |
12 | Vushtrri | Palestra e Sportevë- “Jeton Tërstena- Tota” |
13 | Mitrovicë | QKMF- Mitrovicë |
14 | Suharekë | SHML “Jeta e Re” (salla e sportit) Rr. “Luigj Gurakuqi” |
15 | Gjakovë | ShFMU “Fehmi Agani” (salla e sportit) Rr. “Ymer Pula” |
16 | Prizren | QKMF- Prizeren |
17 | Dragash | QKMF – Dragash |
18 | Kamenicë | QKMF- Kamenicë-Objekti i ri Rr. “Ismail Ismaili” |
19 | Gjilan | QKMF- Gjilan |
20 | Junik | QKMF Junik Rr. Magjistrale 109 |
21 | Lipjan | QKMF- Lipjan |
22 | Ferizaj | QMF1 |
23 | Hani i Elezit | QKMF- Hani i Elezit |
24 | Istog | QKMF- Istog |
25 | Klinë | QKMF – Klinë |
26 | Mamushë | QKMF- Mamushë Rr. “Kultur” |
27 | Novobërdë | QKMF- Novobërdë |
28 | Shtime | QKMF- Shtime |
29 | Deçan | QKMF- Deçan (salla për EVP) Rr. “Dëshmorët e Kombit” |
30
31 |
Shterpcë
Graçanicë |
AMF në fsh. Drejkovc Rr. magjisrale R-115Qendra Diagnostike Laboratorike- Graçanicë |
Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët e Republikës së Kosovës se ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht.
Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë rikujton se këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19. Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.