Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqitet e qëndrueshme, me vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive.

Ulja e rasteve pozitive për dy javët e fundit, krahasuar me dy javët paraprake shënon rënie për 64.26%, me numër mesatar të rasteve 14.85 raste në ditë, në krahasim me dy javët paraprake me numër mesatar 41.57 raste.

Duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e lehtësimit gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht që synojnë kontrollimin e përhapjes së infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e interesit, të cilat kanë qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia.

Për më tepër, gjeni vendimin (në shqip, serbisht dhe anglisht) për masat e marra në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtur me datë 22 qershor 2021.

Masat e reja anti COVID-19 – 23.06.2021

Nove mere protiv COVID-19 – 23.06.2021

New measures anti COVID-19 – 23.06.2021